Befasia e ditës: Higuain lojtar i Interit

Gonzalo Higuain do të kthehet në Itali, por jo te skuadra e Juventusit.
Aventura e Gonzalo Higuain te Chelsea do të mbyllet me përfundimin e këtij sezoni.

Marketing

‘Blutë e Londrës’ nuk e kanë ndërmend të realizojnë transferimin e tij në fund të sezonit, duke bërë që lojtari të rikthehet në Itali, te Juventus që ka pronësinë e lojtarit.

Por, me t’u rikthyer në Itali, Higuain pritet t’i ofrohet skuadrës së Interit, shkruajnë mediet në Itali.

Higuain mund të jetë zëvendësues i Mauro Icardit, që po ashtu duket se po kalon muajt e fundit në fanellën e Interit.