Befasia më e këndshme në futbollin pas pauzës së ardhur nga pandemia “Covid-19” mund të jetë skuadra e RB Leipcigut, që siguroi biletën për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 2:1.Gjermanët kaluan të parët në epërsi me anë të spanjollit Daniel Olmo, në minutën e 50’ të takimit, ndërsa Atletiko  Madrid arriti të reagojë në minutën e 71’, kur Zhoao Feliks u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Dhe kur të gjithë besonin se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, Leipcigu gjeti golin edhe një here, ndërsa heroi i takimit ishte Tajler Adams, i cili pas pasimit të Anxhelinos, shënoi për 2:1.

https://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fyfl.clipsrom.com%2Fembed00%2FJHEm99QQ1TWiu

Leipcigu luan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori dhe do ët jetë përball Paris Sen Zhermenit.