Befason Messi, thotë se do të dëshironte largimin nga Barcelona

Lionel Messi ka befasuar kur ka thënë se do të dëshironte të largohej nga skuadra e Barcelonës.
Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ka thënë se do të donte që të përfundonte karrierën në Amerikën Jugore.

Marketing

Gjithsesi ai ka thënë se largimi i tij nga Barcelona nuk është akoma në planet e tij, edhe pse ai do të donte që një ditë të luante me Newell’s Old Boys.

“Do ta pëlqeja atë, por nuk do të ishte e lehtë për të gjitha ato që do të sakrifikoheshin për një kthim në Argjentinë” ka thënë Messi.

“Unë duhet të mendoj për fëmijët dhe Thiago ka filluar të bëhet një djalë i madh, kështu që ai merr vendimet me ne” ka thënë tutje ai.

“Sigurisht se do të doja të luaja me Newell’s, por nuk e di nëse ajo do të ndodh” ka shtuar ndër të tjerash Messi.

Newell’s Old Boys është skuadra ku argjentinasi ka marrë hapat e parë të futbollit, para se të kalonte në Kataluni tek Barcelona.

Marketing