Befason Modric, mund t’i bashkohet këtij klubi

Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, mund të transferohet në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme, pasi që klubi italian beson se me të do të kishin mundësi edhe më të mëdha për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve.

Marketing

Për kroatin ishte përfolur gjatë verës se kishte qenë shumë afër transferimit në klubin rival të Juventusit, Interin, por ky transferim kishte dështuar pasi që Real Madridi nuk kishte qenë i gatshëm ta lejonte Modricin të largohej, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, gjatë afatit kalimtar të verës, agjenti i Modricit kishte bërë të ditur se kroati dëshiron të bëhet yll i Serisë A në të ardhmen në karrierën e tij. Ai kishte thënë se donte të bëhej yll me skuadrën e Interit, megjithatë tani duket se kjo skuadër mund të jetë pikërisht rivali i zikaltërve, Juventusi.

Sipas Don Balon, drejtuesit e Juventusit kanë shprehur interesimin e tyre për ta transferuar kroatin pasi që e kanë synim ta përforcojnë mesfushën e ekipit, për t’i rritur gjasat për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” shpreson se miqësia e Modricit me Cristiano Ronaldon, i cili u transferua në Juventus këtë verë nga Real Madridi, do t’i japë epërsinë klubit italian në krahasim me klubet e tjera, pavarësisht ofertës për kontratë.

Modrici thuhet se ka oferta edhe nga klube të ndryshme të Premierligës dhe Major League Soccer (MLS), mirëpo raportohet se ai preferon Juventusin, ku mund të shkojë së bashku me ish-trajnerin Zinedine Zidane dhe me bashkëlojtarin e tij në Real Madrid, Marcelon.

Marketing