Befasuese, lojtari i Liverpoolit i bashkohet rivalit të Premierligës

Mbrojtësi 16-vjeçar, Cuba Cline ka konfirmuar në rrjetet sociale se është larguar nga akademia e Liverpoolit që t’i bashkohet rivalit, Leeds United.

Cline është te skuadra e Kombëtares së Anglisë U15 dhe ka kaluar gjashtë vite te Liverpool, por largimin e njoftoi për një sfidë të re.

“Kanë qenë gjashtë vite me klasë. Faleminderit të gjithëve që me kanë ndihmuar në këtë rrugë, por për mua është koha për sfidë të re. Leeds United do vazhdojë punën e madhe”, shkroi ai.

Marketing

Ndërsa, faqja e të rinjve te Leeds ka njoftuar se lojtari do t’i bashkohet edhe për dy vite akademisë, pastaj do nënshkruajë kontratën profesionale.

Kjo nënkupton se Leeds vazhdojnë të investojnë në talentë të rinj, ngase më herët nënshkruan me 19-vjeçarin Sam Greenwood nga Arsenal për 1.5 milionë euro në gusht të 2020./