Behare Neziri i prin rinisë së BDI-së në Lagjen Shkumbin

Forumit Rinor të BDI-së në Lagjen Shkumbin të Tetovës, do t’i prij zonjusha Behare Neziri, intelektuale e shquar e kësaj ane. Tubimi zgjedhor ka mbledhur shumë të rinj të kësaj lagje, duke u bërë pjesë e procesit demokratik zgjedhor, ku shquhej pjesëmarrja e vajzave.

Marketing

Zgjedhjet për Forumin e Rinisë të Bashkimit Demokratik për Integrim, kanë marrë hov gjithandej.Këtë e konfirmon, me rrjetin social, Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri.

Lidhur me tubimin ka shkruar z. Valmir Aziri, i cili ka potencuar se BDI ka aleat të përhershëm rininë e saj, rini e cila me elanin rinor, me përgatitje akademike dhe ideal kombëtar, janë të gatshëm të marrin përgjegjësitë institucionale.

Ja postimi i z. Aziri në fb:
“Rinia kjo forcë e pamposhtur, aleate e përhershme e politikave të BDI-së, entuziazem rinor, elan rinor, djem dhe vajza të armatosur me pregatitje akademike dhe me ideal kombëtar të gatshëm për të marr në dorë fatet e këtij kombi 👊
Lagja Shkumbini”

Marketing