Bëhet i ditur identiteti i personit i cili u helmua gjatë zjarrit në Karposh

Policia njofton se personi i cili u helmua pas shpërthimit të zjarri sot në mëngjes në Karposh të Shkupit është V.GJ. (58) nga Shkupi, pronar i banesës.

Marketing

Siç njoftojnë nga policia, ai u transferua në Qendrën urgjente në Qendrën Klinike “Nënë Terezë” për shkak të thithjes të një sasi të madhe të tymit.

Zjarri shpërtheu sot në mëngjes në orën 10:10 në rrugën “Viç” në Shkup në katin e 17 të ndërtesës. Në vendin e ngjarjes inspektim është bërë inspektim.