Bëhu edhe ti Florin Besimi

Koment: TetovaSot

Marketing

Një refuzim i bukur, domethënës dhe po aq demaskues .Ky veprim i Drejtorit të Spitalit i dha goditje edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe gjithë atyre ministrave të këtij digasteri që nuk iu kujtua të investojnë në këtë Spital Klinik prej kohësh raporton TetovaSot .
Florin Besimi ua tregoi derën, i bëri që ato shtretër të paketoheshin dhe të ktheheshin mbrapshtë prej aty ku kishin ardhur.Ata shtretër prej 40 mijë eurosh ,një shumë e ekzagjeruar për të tilla raste nuk duhej të përdoreshin për tu shtrirë pacientë të sëmurë në shtretër kazinoshë.
” A nuk duhet që shteti dhe Ministria e Shëndetësisë, si spital, të na sigurojnë materialet dhe pajisjet e nevojshme, a duhet të shkojmë dhe të kërkojmë ndihmë nga kazinot apo bastoret sportive? Një gjë e tillë nuk më vjen në mendje. Për më tepër, ky “donacion” përbëhet nga 10 shtretër për të cilët thuhet se kushtojnë rreth 2.5 milion denarë ose rreth 40,000 euro. Atëherë, çfarë shtretër ka kaq shumë që kushtojnë? Kështu që kur pashë që kazino po reklamohej në mes të spitalit nga disa prej vajzave që kishin ardhur me ta, unë u acarova edhe më shumë. Derisa jam drejtor i spitalit, nuk marr donacione nga kazinot dhe bastet sportive. Është turp që qytetarët e Tetovës të vihen në gjendje të furnizohen me disa pajisje nga kompani që merren me lojërat e fatit”, thekson kështu drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Florin Besimi.

Florin Besimi është shembulli tipik se si mbrohet një instutucion kaq i rëndësishëm.Ai u tregoi institucioneve të larta si Ministria e Shëndetësisë se është ajo që duhet të investojë ,kujdeset për Spitalin dhe jo kazinotë dhe bastoret që i bëjnë për spital njerëzit dhe jo të shtrihen njerëzit në shtretërit si donacione të tyre.

Bëhu edhe ti Florin Besimi.

Marketing