Bëhu pjesë e Universitetit të Tetovës, prej sot deri 15 maj “Ditët e hapura” për maturantët

Universiteti i Tetovës ka në dispozicion ofertën e pasur për të studjuar për të gjithë maturantët që do të vijojnë arsimimin e lartë.

Marketing

Universiteti i Tetovës i njofton të gjithë maturantët se, më 13, 14 dhe 15 maj 2020, do t’i organizojë online “Ditët e Hapura”.

Kjo formë e organizimit online e “Ditëve të Hapura” përmes një platforme të krijuar enkas nga UT për maturantët, aplikohet për herë të parë në vendin tonë, përmes së cilës të gjithë të interesuarit, respektivisht maturantët, nga vendi dhe rajoni, do të kenë mundësinë që nga distanca të informohen dhe komunikojnë drejtpërdrejtë me stafin e universitetit, për ofertën arsimore-shkencore, kushtet e studimit, programet dhe drejtimet studimore për vitin akademik 2020 /2021.

“Bëhu pjesë e “Ditëve të Hapura” dhe fillo rrugëtimin e ri bashkë me Universitetin e Tetovës! #Përkushtoju së ardhmes…”, theksohet në fushatën e promovuar të Univesitetit të Tetovës. Kjo oferët ka zgjuar interesimin e madh të maturantëve, të cilët pritet që të regjistrohen në UT. Kliko këtu për më tepër https://www.ut-openday.com/