Bejli: Marrëveshja, shans për qytetarët të zgjedhin të ardhme më të mirë

Ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli në marrëveshjen e Prespës shikon shans për qytetarët të zgjedhin të ardhme më të mirë. SHBA-të, sipas tij, qëndrojnë fuqishëm pas ftesës së NATO-s, edhe pse fjalën e fundit e ka Senati. Në interrvistën për “Nezavisen vesnik” ai thërret në debat të hapur në vendin e vlerave të marrëveshjes me Greqinë, duke porositur se personalisht nuk sheh shans më të mirë për vendin dekadën e ardhshme.

Marketing

“Së pari dua të theksoj se sa monumental është ky moment për Maqedoninë. Pas 26 vjetësh kërkesë të hyni në NATO dhe BE, qytetarët tani kanë mundësinë të bëjnë këtë. Nëse qytetarët e Maqedonisë e përkrahin shkuarjen përpara me marrëveshjen e Prespës, ata do të zgjedhin të ardhmen me siguri më të madhe, stabiliteti dhe përparim në NATO, si dhe vend në tavolinën e aleancës më të suksesshme të sigurisë në botë”, ka thënë Bejli.

Ai ka shtuar se marrëveshja e Prespës është kompromis dhe se qytetarët janë të zhgënjyer nga disa pjesë të saj, por “siniqerisht nuk besoj se do të paraqitet mundësi më e mirë se kjo në dekadën e ardhshme”.

Marketing