Bejta në takim me qytetarët: Në këto zgjedhje votojmë vetveten

Në takimin me banorët e Sërmnovës, Padalishtit, Tërnovës dhe Turçanit të madh, shtabi zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, vijoi fushatën parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale të 21 Prillit.

Marketing

Para banorëve dhe stukturës partiake nga vendbanimet e lartëpërmendura, Kryetari i degës dhe njëherit nënkryetar i BDI-së, z. Nevzat Bejta, njoftoi banorët e këtij lokaliteti me rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, dhe veçmas konceptin e kandidatit konsensual që ishte ide e BDI-së që nga viti 2014.
Në këto zgjedhje, tha Bejta, ne votojmë vetveten, votojmë kandidatin që publikisht deklarohet se shqiptarët i llogarit si të barabartë në këtë shtet.

“Pendarovski ka përkrahjen e ndërkombëtarëve dhe është kordinator për integrimin të RMV-së në NATO. Ne nuk e votojmë Siljanovskën sepse është kundër NATO-s dhe BE-së, por as edhe kandidatin Blerim Reka i cili ka dalur që të pengon kandidatin e përbashkët dhe është vënë në shërbim të VMRO-DPMNE-së. Me votën për Pendarovskin ne nderojmë vetveten dhe ndërkombëtarët”, deklaroi Bejta, duke shtuar që: Kemi kandidatin e përbashkët konsensual, i cili përkrahet nga partitë pjesëmarrëse në qeveri i cili deklaron hapur për mbështetje të procesit integrues të vendit në NATO dhe BE.

Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe anëtarë të Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI në Gostivar, në krye me z. Bashkim Hasani. Ky i fundit njoftoi të pranishmit në takime që me 17 Prill me fillim prej ora 19:20, në Pallatin e Kulturës në Gostivar do të mbahet tubimi qendror ku i pranishëm do të jetë lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti.

Marketing