Bejta: Opozita ka ngelur në vitin 1991

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostvar, filloi takimet me qytetarë për fushatën parazgjedhore të Zgjedhjeve Presidenciale – 2019.

Marketing

Në takimin me banorët e lagjës së Sahatit, Zonës së shtatë dhe qendrës, anëtarët e Shtabit Komunal Zgjedhor të kryesuar nga z. Bashkim Hasani dhe nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta, folëm mbi rëndësinë e kandidatit koncensual për President, një ide autentike e subjektit politik që drejtohet nga lideri, z. Ali Ahmeti.

“Tani kemi një histori krejtësisht të re në vendin tonë. Opozita ka ngelur në vitin 1991. Jetojmë në një histori të re. Me ndryshimet e bëra, siç ishte Marrëveshja e Prespës, fituam përkrahje të fuqishme nga Bashkësia ndërkombëtare. Fitoi vendi ynë dhe fituan qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, solli ndryshim të madh, dhe kjo falë qeverisë dhe liderit tonë, z. Ali Ahmeti. U zgjodh Kryetari i parë shqiptar i Parlamentit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi. U sollë ligji për gjuhën Shqipe. Këto procese i bëmë bashkë me partnerin e koalicionit qeveritar dhe tani zgjedhim Presidentin e përbashkët”, tha nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta, duke shtuar që: “Kundërkandidati nga partia maqedonase, VMRO-DPMNE, të gjitha këto arritje nuk i pranon dhe deklaron se do të punon kundër në qoftë se do të zgjidhej President”.

“Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje nuk voton e as nuk i hynë kësaj fushatë për persona por hynë për koncept. Kyetari jonë z. Ali Ahmeti dhe BDI në këto zgjedhje u përcaktua për Pendarovskin, nga që Pendarovski aktualisht është kordinator nacional i Maqedonisë së Veriut për ikuadrim në NATO. Me votimin për kandidatin konsesual, vetëm verifikohen përcaktimet tona, si dhe përshpejtohet anëtarsimi i plotë në Aleancën Veriatlantike. Pendarovski është kandidatë i cili është i përqendruar në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së”, deklaroi para të pranishmëve Kryetari i shtabit, z. Bashkim Hasani, duke shtar që: “Pendarovski është kandidat i cili u përcaktua në takimin e përbashket të liderëve qeveritar Ahmeti dhe Zaev”.

“Ivanovi asnjëherë nuk përfaqesoi të gjithe qytetaret por ishte vetem një përfaqesuse i një partie politike. Kjo dëshmon se posti i presidentit mund të krijon shumë problem në rrugën tonë drejt NATO-s dhe BE-së, andaj na duhet një President i përbashkët që mbështet konceptin e BDI-së për proceset euro-integruese”, u shpreh Hasani.

Takimi i radhës me qytetarët e Gostivarit vijon të shtunën në vendbanimet: Reçan, Vërtok, Raven dhe Mirditë.

Marketing