Bejta: Reka është profesor i mirë, por nuk di pse u tregua naiv dhe kandidoi

Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta theksoi në debatin në Klik Plus në TV21 se kandidati i tyre është i përbashkët dhe dallon nga dy kandidatët e tjerë, sepse ka mbështetje ndërkombëtare, i pranon ndryshimet dhe qytetarët i trajton në mënyrë të barabartë.

Marketing

Sipas tij, kandidatja e opozitës nuk i don votat e shqiptarëve, nuk i pranon ndryshimet, nuk pranon ligjin për gjuhën shqipe, kryeparlamentarin shqiptar.

“Kurse kandidati tjetër, është profesor i mirë, por nuk e di pse është treguar naiv dhe ka kandiduar. Ai e di që nuk fiton, sepse na e kemi provuar në periudhën e kaluar, por votat e shqiptarëve kanë dal aq sa kanë dal dhe nuk kemi arritur që në zgjedhjet presidenciale të hyjmë në rrethin e dytë. Tash e kanë nxjerrë partitë opozitare shqiptare për të mbijetuar në skenën politike”, theksoi Bejta.

Marketing