Bejta:Tani kemi një histori të re dhe kemi kandidatin e përbashkët

Bashkimi Demokratik për Integrim, dega në Gostivar, ka vijuar fushatën zgjedhore në ditën e 11, duke vizutar dhe takuar banorët e Balindollit dhe Debreshit.
I shoqëruar nga anëtarët e Shtabit Komunal Zgjedhor, nënkryetari i BDI-së njëherit dhe Kryetar dege, z. Nevzat Bejta, informoi të pranishmit rreth zgjedhjeve presidenciale dhe kandidaturave pjesëmarrëse në garë.

Marketing

Duke foluar për kandidatin e përbashkët dhe konsensual, Bejta potencoi që: “Ishte lartëpamësia, përvoja e madhe në politikë, durimi, sakrifica dhe mençuria e liderit të BDI-së, z. Ali Ahmeti që proceset të arrijnë deri në këtë shkallë.
“Në vitin 2001 bëri Marrëveshjen e Ohrit, në vitin 2019 dha kontribut të jashtëzakonshëm për arritjen e Marrëveshjes së Prespës. U ndërrua Kushtetua dhe Marrëveshja e Ohrit hyri në preambulë.

Ishte vendosmëria e Ali Ahmetit që të arrihet deri këtu. Këto Marrëveshje janë arritur me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Marrëveshjet garantohen dhe fuqizohen kur pas tyre qëndron faktori ndëkombëtar. Tani kemi një histori të re dhe kemi kandidatin e përbashkët”, tha Bejta, duke shtuar që tani është koha të punohet për rritjen e standartit dhe zhvillimit ekonomik, me çka do të mundësohet kthimi i njerëzve nga shtetet e perëndimit.

“U miratua ligji për flamurin, ligji i gjuhëve, ligji për legalizimin e universitetit të Tetovës. U formua Universiteti në Shkup, kemi kryeparlamentarin shqiptar, kryetarin e Federatës së Futbollit një shqiptar. Pra, u kthyen tabutë dhe shumë shpejt do të kemi edhe Kryeministër shqiptar, po edhe President nëse do kemi ndryshim të ligjit. Ishte një proces i gjatë dhe plot mundime të arrijmë deri këtu.

Tani shtetet anëtare të NATO-s po ratifikojnë protokollin për inkuadrim të RMV-së në NATO. Me Presidentin e ri me qëndrime pro – evropiane, do të presim fillimin e bisedimeve për në BE”, tha Bejta, duke shtuar që destruktiviteti i partive politike opozitare, nuk do të mund ta ndalon perspektivën e vendit drejt NATO-s dhe BE-së.

Marketing