Bekim Jashari bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Rezallë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë homazhe tek kompleksi i varrezave në Rezallë në 21 vjetorin e masakrës, transmeton Klan Kosova.

Marketing

Jashari tha se sot kujtojnë 94 të rënët e Masakrës së Rezallës, dëshmorë e martirë të rënë për Kosovën.

“Masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare, duke bindur shtetet e botës demokratike që Serbia po kryente gjenocid në Kosovë dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë në mbrojtje të popullit e tokës sonë dardane”.

“E pa pranueshme që edhe sot 21 vite pas, ende kemi të pagjetur, fati i të cilëve nuk dihet dhe ende kriminelet serb lëvizin lirshëm. Mjaftë më kemi pritur, tani, o sot o kurrë familjarët e të rënëve të masakrës së Rezallës dhe gjithë të zhdukurve tjerë duhet të dijnë për fatin e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.

Marketing