Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci përkrahin Ali Ahmetin për Kryeministrin e parë shqiptar

Kryetarët e komunave emblematike të Kosovës, të Skenderajt dhe Drenasit, z. Bekim Jashari dhe z. Ramiz Lladrovci, kanë një mesazh për shqiptarët, për qytetarët, për votuesit e 15 Korrikut, ta realizojnë ëndrrën, për Kryeministrin e parë shqiptar.

Marketing

Z. Bekim Jasahri dhe z. Ramiz Lladrovci, në rrjetin social kanë theksuar se jeta dhe vepra e Ali Ahmetit “është e lidhur ngushtë me lirinë, me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, andaj vazhdoni ta bëni historinë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”.

Ja postimi i plotë në fb:

Vëlla Ali,
Ne besojmë në vizionin Tuaj për Kryeministrin e parë shqiptar.
Të bashkuar pa dallim për këtë vizion, do të arrihet barazia, sepse shqiptarët e meritojnë atë.
Jeta dhe vepra juaj është e lidhur ngushtë me lirinë, me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, andaj vazhdoni ta bëni historinë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Shqiptar, qytetarë, votues të 15 Korrikut,
Realizo ëndrrën, beso në vizionin për Kryeministrin e parë shqiptar, të bashkuar!

Marketing