Bekim Neziri shqiptarëve në zonë 3: Vota juaj ndaj BDI-së, votë për jetë më të mirë

Sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve, aq më shumë shtohet nervoza te partitë maqedonase në zonën e tretë zgjedhore nga frika se për herëtë parë do të fitojë një deputet shqiptarë në këtë zonë. Me këtë fitore, do të zbulohen të gjitha manipulimet dhe lojërat e zeza që janë bërë nga VMRO DPMNE e LSDM ndaj shqiptarëve të Velesit dhe fshatrave për rreth.

Marketing

Kandidati për deputet nga radhët e BDI-së në zonën e 3-të zgjedhore, Bekim Neziri ka deklaruar se qytetarët e kësaj zone po kërcënohen dhe shantazhohen nga disa institucione shtetërore dhe politike për shkak t ëmbështetjes që e kanë qytetarët shqiptarë dhe vendosmërinë e tyre për të zgjedhur një deputet shqiptarë, raporton Zhurnal.mk.

Për kërcënimet e vazhdueshme janë alarmuar edhe ambasadat e huaja në Maqedoninë e Veriut, me qëllim që të demaskohet fytyra e dy partive maqedonase të cilat vazhdojnë të ndjellin frikë dhe terror në vendbanimet kushqiptarët janë pakicë.

Por, Bekim Neziri ka theksuar se ai dhe partia e tij BDI janë të vendosur të shkojnë deri në fund dhe të dalin fitimtarë në garën e vështirë për të fituar deputetin e parë shqiptarë.

“Dëshiroj të potencoj se BDI jo rastësisht garon në këtë njësi zgjedhore, ku synojmë të fitojmë për herë të parë deputetin shqiptarë të kësaj zone, sepe me këtë veprim duam që njëherë e përgjithmonë t’iu themi stop kërcënimeve dhe shantazheve të këtij lloji”, tha Neziri.

Ai i siguroi banorët e kësaj ane dhe gjithë votuesit e tij se atyre nuk do t’iu mungojë asgjë, dhe se presionet vijnë nga klithmat e fundit të humbjes të dy partive maqedonase.

“Shqiptarët patjetër duhet të bashkohen, dhe bashkë me bashëksitë tjera të votojnë BDI-në me qëllim që fitorja e parë e shqiptarëvenë këtë zonë t’i shkatërrojë planet fatkeqe të këtyre politikave nacionaliste. Ata po i japin klithmat e fundit dhe kjo iu ka mbetur edhe pak ditë. Fitorja për BDI-në është fitore për shqiptarët në këtë zonë që nënkupton liri, drejtësi e barazi”, tha Neziri, raporton “Zhurnal.mk”.

Kandidati shqiptarë për deputet edhe njëherë premtori se shqiptarët në këto zona do të ketë infrastrukturë më të mirë, rrugë, kanalizime e ndriçim publik, të cilat me vite të tëra iu kanë munguar.

“Problemi me rrugët, kanalizimet e ndriçimin publik do të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Sepse ky shtet ka para edhe për shqiptarët, e buxhetin e Velesit dhe Cashës nuk mund ta shfrytëzojnë vetëm maqedonasit, të cilët i kanë rregulluar të gjitha punët për veten e tyre, ndërsa shqiptarët i kanë lënë të harruar dhe në mjerim”, tha Neziri.

Ai u garantoi shqiptarëve dhe gjithë banorëve të komuniteteve tjera se do të kenë arsim cilësor në gjuhën e tyre amtare, shkolla me standarde bashkëkohore si dhe çerdhe për fëmijët e tyre.

“Arsimi cilësor në gjuhën amtare do të jetë prioritet ynë kryesor. Të gjithë do të mësojnë në gjuhën e tyre amtare dhe nëpërmjet forcës së dijes kjo pjesëe popullatës do të shoh dritën e zhvillimit, ngjashëm si gjithë qytetarët tjerë”, tha Neziri.

Nevojitet bashkim dhe mobilizm i të gjithë shqiptarëve me qëllim që më 15 korrik të dalin fitues dhe krenar me veprat e tyre në të ardhmen. Shqiptarët e kanë mundësinë më të mirë dhe tëartë që në këto zgjedhje të dalin triumfues dhe të krijojnë një zakon që gjithmonë në të ardhmen të ketë deputet shqiptarë nga kjo zonë. Vendosshmëria e tyre duhet të rezultojë me fitore të pakompromis të mërkurën në mbrëmje.

Marketing