Bekim Rexhepi: Për ‘zhvatje’ dënimet janë maksimale

Çdo person i cili pasurohet në mënyrë joligjore, duke drejtuar kërcënime ndaj dikujt për të përfituar diçka, gjithashtu “pagimi i mbrojtjes”, përkatësisht para apo shërbime të tjera që i siguron ndonjë person ose kompani i kriminelëve, në këmbim për sigurimin e tyre fizik ose kryerje të pandërprerë të ndonjë aktiviteti ekonomik, konsiderohet për reket. Për pasojat si pjesëmarrës apo ndërmjetësues në reket, foli juristi Bekim Rexhepi.

Marketing

“Për personin i cili e bën këtë vepër penale me mjete kërcënimi për nderin dhe reputacionin e tij, për të fituar në mënyrë të paligjshme pronë dënohet prej 3 muaj deri më pesë vjet. Kurse si grup i organizuar kur dëmi është i konsiderueshëm dhe pasuria e fituar në rrugë joligjore është e konsiderueshme është prej 1 vjet deri 10 vjet burg”, theksoi Bekim Rexhepi, jurist.

Rexhepi bëri thirrje që nëse dikujt i ofrohet të jetë pjesë e një akti të këtillë, menjëherë ta denoncojë rastin në polici, e jo të incizojnë audio apo video-material, sepse mund të konsiderohen për pjesëmarrës, pasi fillimisht e ka pranuar atë.

“Çdo person i cili ballafaqohet me këtë fenomen është i obliguar pasi është vepër penale, duhet doemos të paraqitet në organet kompetente në polici apo në prokurori. Pasi që vepra penale fshehje është shume afër të një momenti që prej dëshmitar të kaloj në i pandehur”, tha Bekim Rexhepi, jurist.

Gjatë ditëve të fundit fjalën “reket” e kemi dëgjuar pothuajse çdo ditë. Prokuroria Publike Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, më 15 korrik hapi rastin me reket, në të cilin i dyshuari i parë është Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, kurse i dyshuari i dytë – afaristi Zoran Mileski-Kiçeec.

I dyshuari i parë e ka shfrytëzuar ndikimin e tij te PSP dhe ka marrë 1,5 milionë euro nga personi nën hetim me qëllim që t’ia lehtësojë situatën. I dyshuari i dytë ka mundësuar takime me personin nën hetim i cili në këtë hetim është dëshmitar. Gjatë këtyre takimeve, prokurorja Villma Ruskoska tha se dëshmitarit i kanë kërkuar 8 milionë euro që të ndalet procedura penale kundër tij.

Transaksioni i parë i dyshimtë i cili ka të bëjë me reketin, ka ndodhur në vjeshtën e vitit 2017. Transaksioni nuk ishte i dyshimtë vetëm për shkak të lartësisë së shumës së transferuar prej 750 mijë eurove, por dyshim kanë shkaktuar edhe pjesëmarrësit në këtë transaksion, kompania e njohur e ndërtimtarisë, pronari i së cilës është nga Manastiri dhe ka paguar 750 mijë euro në xhiro-llogarinë e një gruaje më të moshuar e cila ka banuar në qendrën e Shkupit. Gruaja ishte pjesë e strukturave të Lidhjes ndërkombëtare, organizata humanitare e cila është themeluar disa muaj paraprakisht nga ana e Bojan Jovanovskit – Boki 13.

Përndryshe, kryetari e komunës Karposh, Stefan Bogoev dhe kryetarja e Manastirit, Natasha Petrovska kanë dhënë dëshmi në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për rastin “Reket”. Nga prokuroria thanë se në lidhje me këtë rast ende po ndërmerren masa për të cilat opinioni publik do të informohet pa zbuluar detaje.

Marketing