Bekteshi: 5 mijë euro dënim, madje edhe burg kush i shkel!

Dënime deri në 5 mijë euro dhe me burg për të gjithë ata që do të shkelin vendimet e qeverisë. Ministri i ekonomisë Bekteshi tha se Inspektoriati Shtetëror i Tregut do të përforcoj kontrollet në terren. Nuk do të ketë lëshime, andaj Bekteshi ftoi të gjithë që të respektojnë rekomandimet dhe vendimet e qeverisë.

Marketing

“Të gjithë qytetarët, hotelierët dhe tregtarët të cilët nuk do ti respektojnë vendimet e qeverisë do të dënohen me gjobë me 5 mijë euro dhe deri në një vit burg, duke u thirrur në nenet 205 dhe 206. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të arsyeshëm.”- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.