Bekteshi: 52 milion denarë mbështetje për amvisëritë për subvencione për stufa me pelet, dritare PVC dhe instalim të kolektorëve diellorë si dhe paneleve fotovoltaike

Ministria e Ekonomisë publikoi sot 4 thirrjet publike për rimbursimin e një pjese të kostove për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC, subvencione për soba me peleta, mbështetje për sistemet me panele diellore, si dhe për blerjen dhe instalimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri në 4 kilovat.
Përfituesit do të jenë qytetarët  me të ardhura më të ulta se 30,000 denarë, pensionistë me të ardhura mujore deri në 20,000 denarë, si dhe kategoritë e  cenueshme, përfitues të ndihmës sociale. Edhe me këto fonde, do të kihen parasysh të ndihmohen qytetarët nga rajonet më pak të zhvilluara. Ndarja e subvencioneve bëhet sipas parimit  “Kush vjen I pari, shërbehet I pari”.
“Për masën e subvencioneve për soba me peleta,  nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë këtë vit janë paraparë 14 milion denarë, me çka subvencioni është 50 përqind, por jo më shumë se 20,000 denarë për familje, pra deri në 70 përqind, por jo më shumë se 25,000 denarë, për familjet me të ardhura të ulëta. Për instalimin e masës së dritareve PVC, sigurohen 22 milion denarë dhe mbështetja financiare është deri në 50 përqind, por jo më shumë se 20,000 denarë për familje, dmth deri në 70 përqind, por jo më shumë se 25,000 denarë për familje për njerëz me të ardhura.Për masën e tretë, subvencionimin e paneleve diellore për ngrohjen e shtëpisë, Ministria e Ekonomisë ka ndarë 8  milion denarë dhe mbështetja financiare është 30 përqind, por jo më shumë se 10,000 denarë për familje, ose deri në 70 përqind, por jo më shumë se 15,000 denarë, për njerëzit me të ardhura të ulëta. Për subvencione për blerje dhe instalim të paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri në 4 kilovat për konsum vetjak për amvisëri, në ndërtesën e së cilës ai ka të drejtën e pronësisë ose përdorimit, janë paraparë 8milion denarë. Mbështetja është deri në 30 përqind, por jo më shumë se 62,000 denarë për familje.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
Marketing