Për kënaqësinë time të madhe, menaxhimenti i Dura Automotive Systems i njohu disa përfitime kryesore për të cilat Maqedonia është zgjedhja e parë për mbështetjen e zhvillimit të tyre në Evropë – fuqia punëtore teknikisht e aftë, infrastrukturë të mirë dhe mbështetje të fuqishme për investimet e huaja.

E gjithë kjo, së bashku me përparimin e bërë në integrimet euroatlantike, klima e orientuar drejt biznesit dhe masat që kemi krijuar me Planin për Rritjen Ekonomike dhe Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve janë tregues se jemi në rrugën e duhur dhe po ndërtojmë një ekonomi që do të prodhojë vende të reja pune, efikasitet më të lartë, produktivitet dhe konkurrencë të ndërmarrjeve, rritja e eksportit dhe e investimeve, drejt qëllimit përfundimtar – standardi më i lartë jetësor dhe jetë më të mirë për qytetarët tanë”, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në prezantimin zyrtar të projektit nga kompania amerikane DURA Automotive Systems, i cili është një furnizues global i komponentëve origjinale për prodhuesit më të njohur të makinave në mbarë botën.

Fabrika e re në Maqedoni, e cila pritet të filloj me punë për një vit, do të jetë lokacioni i tyre i 37 të në botë dhe lokacioni i 16 –të në Evropë.

Ministri Bekteshi potencoi se kompanitë në zona më së shumti kontribuojnë në eksport dhe në pesë mujorin e parë të këtij viti importuar mallra në vlerë prej 942 milionë eurosh që është rritje prej 14% në krahasim me periudhën e njëtë të vitit të kaluar.

„Importi nga zonat në pesëmujorin e parë të vitit 2018 ka vlerë prej 805 milionë eurosh, që o të thotë se neto efekti i eksportit nga zonat në pesë mujat e parë të vitit është 136 milionë euro. Nga ana tjetër hyrja e Dura-së jam i bindur se do të thotë ehe bashkëpunim i përforcuar me subjektet afariste të vendit, me ata që mund të përgjegjen me potencialet e tyre për krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja dhe futjen e proceseve të reja teknologjike ose furnizimin me lëndë të para, gjysmë produkte ose produkte të gatshme, “tha Bekteshi.

Fabrika e re ka një sipërfaqe prej 16,000 metrash katrorë, dhe do të prodhojë fletë alumini të jashtme dhe çati për prodhuesit e makinave evropiane.

Mike Beckett, nënkryetar i Dura, deklaroi: “Në krahasim me pjesën tjetër të zgjedhjeve, Shkupi ka një vlerësim të përgjithshëm dhe është më i miri sa i përket aftësisë së fuqisë punëtore, angazhimit nga Qeveria dhe një proces të suksesshëm pune”. Ai shtoi se në disaqendra teknologjike në Amerikën e Jugut dhe në Amerikën e Veriut dhe në Evropë Dura zhvillon sisteme dhe modele të plota për prodhuesit kryesorë në industrinë e automobilave si Audi, Volkswagen, dhe kompani të tjera.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev, fillimi i ndërtimit të fabrikës Dura është një tregues që Maqedonia është duke u pozicionuar seriozisht si një destinacion i qëndrueshëm dhe afatgjatë për investitorët.

“Ftesa e fundit për anëtarësimin në NATO, nisja e negociatave me BE do të rezultojë në besim edhe më të madh dhe investitorë të rinj”, tha Zaev, duke theksuar se anëtarësimi në NATO do të sigurojë siguri për investimet dhe rritjen e tyre në Maqedoni, sipas shembullit të vendeve të tjera si Bullgaria dhe Estonia, ku pjesa e përgjithshme e investimeve prej rreth shtatë përqind në BDPpas anëtarësimit të Aleancës u rrit në 19.8 përqind, ose 13.5 përqind.

Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev, kapaciteti i Dura është investimi i nëntë i SHBA-ve në vend që siguron 9,500 vende pune. Ai tha se se 40 përqind e kapitalit në zona është nga Shtetet e Bashkuara dhe zgjedhja e “Dura-s” për të hyrë në tregun e Maqedonise është provë se qeveria ka një politikë transparente dhe konkurruese për investitorët.

evn