Bekteshi: BDI-ja mbetet në qëndrimin se nevojitet konsensus për datën e zgjedhjeve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot, në cilësinë e funksionarit partiak, njoftoi se BDI-ja në parim mbetet në qëndrimin – që data për zgjedhjet të miratohet me konsensus.

Marketing

“Pozicioni i BDI-së është konzistent dhe parimor që nga fillimi kur u hap tema e mbajtjes së zgjedhjeve në qershor ose korrik. Ne jemi të gatshëm të shkojmë në votime edhe javën e ardhshme, por duhet të marrim parasysh rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive dhe situatën me numrin e të infektuarve. Ne kemi thënë në parim se data duhet të arrihet me konsensus. BDI mbetet në atë qëndrim. Do t’i ndjekim rekomandimet e epidemiologëve, ndërsa opinioni do të informohet për qëndrimin e fundit të partisë ose nëse ka takim të liderëve”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me deklaratën e sotme të Spasovskit që zgjedhjet duhet të mbahen më 5 korrik.

Marketing