Bekteshi dhe Duraki në inspektim të realizimit të projekteve në Likovë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i shoqëruar nga ministri për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, sot zhvillojnë një vizitë pune në Komunën e Likovës, ku u takuan me kryetarin e Komunës së Likovës z. Erkan Arifi.

Marketing

Në takim po diskutohet lidhur me mbarëvajtjen e disa projekteve në komunën e Likovës, si dhe projekte që planifikohen të realizohen.

Ministrat Bekteshi dhe Duraki, së bashku me ministrin e arsimit Arbër Ademi, sekretarin shtetëror të ministrisë së bujqësisë Nefruz Çeliku, sekretarin shtetëror të ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë Jahi Jahiu, deputetin e zonës Ejup Alimi pas takimit do të vizitojnë kompani të suksesshme vendore që operojnë në Likovë dhe rrethinë. Pas takimit ministrat do te japin deklarata për media.

Marketing