Bekteshi dhe inpektoriati i tregut,në mbikqyrje të supermarketeve

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe drejtorin e Agjencisë për ushqim dhe veterinari(AUV) kanë bërë një inspektim të jashtëzakonshëm në disa prej supermarketeve. Dua të bëj apel deri tek qytetarët dhe tu kumtoj se nuk ka vend për panik sa i përket furnizimeve të mjaftueshme ushqimore. Sipas dispozitave të Ligjit për tregti, Ministria e Ekonomisë i propozoi Qeverisë masa për të ngrirë çmimet e mallrave bazë për të shmangur tronditjet e çmimeve. Këto masa do të diskutohen në seancën e sotme qeveritare. Qëllimi ynë kryesor është mbrojtja e qytetarëve.

Marketing

Marketing