Bekteshi: Do mbështesim zejtarët me 15 milion denarë për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para

 

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme realizoi takim pune me

Marketing

përfaqësuesit e Seksionit të flokëtarëve pranë Odës së zejtarëve të Shkupit.

Në takim, Ministri informoi përfaqësuesit e salloneve të parukerisë për masat për

mbështetjen e zejtarëve dhe personave të vetëpunësuar përmes Ministrisë së

Ekonomisë, si dhe mbështetjen financiare nga Pakoja e katërt e masave të miratuara

nga Qeveria.

“Pas miratimit rebalansit të buxhetit, Ministria e Ekonomisë nga Programi për

Konkurrencë, Inovacion dhe Ndërmarrësi do të shpallë një Thirrje Publike për

bashkëfinancim të shpenzimeve për zejtarët, e cila parashikon rimbursimin e 60% të

shpenzimeve ose maksimum 30,000 denarë të bërë për blereje të mjeteve dhe lëndëve

të para për aplikant. Për këtë qëllim janë siguruar 15 milion denarë nga Buxheti i

Ministrisë së Ekonomisë ”, informoi ministri Bekteshi.

Ministri shtoi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, TVSH-ja në shërbimet artizanale do të

ulet nga 18% në 5%, dhe ky propozim tashmë është paraqitur në Parlament. Masa të

tjera, të tilla si mbështetja për pagesën e pagave ose qasja në kredi pa interes nga

Banka për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut mbeten edhe më tej në dispozicion të

zejtarëve dhe personave të vetëpunësuar, sqaroi ministri.

Në takim u diskutua gjithashtu për sfidat dhe masat e ardhshme për të lehtësuar punën

e floktarëve dhe të vetëpunësuarve të tjerë.

Marketing