Bekteshi do ta vizitojë hotelin e ri “Aleksandar 2” në Shkup

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot do të realizojë vizitë pune në hotelin e ri “Aleksandar 2 ‘ në Shkup, ndërsa qëllimi i vizitës është prania në procesin e kategorizimit të objekteve hotelierike, të cilin do ta kryejnë 13 anëtarë të Komisionit përgjegjës për kategorizimin e hoteleve, që krijohet me propozim të Ministrit të Ekonomisë.

Marketing

Qëllimi i vizitës, e cila do të realizohet në ora 10:30, është informimi i qytetarëve lidhur me procedurën e kategorizimit të një objekti hotelierik.