Bekteshi: Do të vazhdojmë t’i përkrahim kompanitë vendore

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas rimarrjes së detyrës, theksoi se nga sot do të fillojnë të punojnë për rritjen e shpejtë të ekonomisë. Ai shtoi se me ritëm të përshpejtuar do të vazhdojë t’i përkrahë kompanitë vendore dhe investimet e huaja.

Marketing

“Mandati i ri dhe mundësia për ta udhëhequr këtë ministri edhe për katër vjet të tjera më jep edhe më shumë optimizëm për të punuar më shumë madje edhe më mirë. Që nga sot, fillojmë të punojmë për transformimin e ekonomisë për një rritje më të shpejtë dhe standarde më të larta. Fokusi kryesor, jo vetëm i Ministrisë së Ekonomisë, por edhe i Qeverisë në periudhën e ardhshme do të jetë sigurimi i mundësive për zhvillim, krijimin e vendeve të punës dhe një standard më të mirë jetese për qytetarët. Si Ministri e Ekonomisë dhe si kompetencë e jona, ne do të vazhdojmë me një ritëm të përshpejtuar për të mbështetur kompanitë vendase, dhe investimet e huaja, për të punuar në inkurajimin e investimeve në energji, turizëm, zejtari”, deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=746495589470897&ref=watch_permalink&t=0

 

Marketing