Bekteshi: E ardhmja e industrisë është në specializimin e mençur, digjitalizimin, aplikimin e ekonomisë qarkulluese dhe ndërkombëtarizimin(Foto)

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi mori pjesë në Konferencën e 3-të
ndërkombëtare shkencore mbi biznesin dhe ekonominë, me titull "Nga tranzicioni
deri në zhvillim: Sfidat dhe perspektivat, që u mbajt në Universitetin e EJL-së në
Shkup.

Marketing

Ministri Bekteshi gjatë konferencës foli mbi ndikimin e ekonomisë bazuar në njohuri
mbi procesin e krijimit të politikave. Duke prezantuar një pjesë të masave dhe
aktiviteteve të qeverisë për të mbështetur ekonominë e cila duhet ti ndjekë
ndryshimet e shpejta teknologjike dhe për të ndihmuar kompanitë që t'i përshtaten
kushteve të reja më shpejt por njëkohësisht si të rritet bashkëpunimi midis qeverisë,
fakulteteve, bizneseve dhe komunave në mënyrë që shfrytëzojnë kapacitetet
ekzistuese dhe potencialet, Bekteshi tha:

Përmes Planit për rritje ekonomike dhe politikën e rishikuar industriale, në fokus
kemi vënë industrinë e prodhimit, nxitjen dhe mbështetjen e investimeve,
transferimin e teknologjisë, mbështetje për inovacionet, punësimet, bashkëpunim më
të fuqishëm mes industrisë e ndërkombëtarizimit. Me një seri të re të masave po
përpiqemi ti hapim ardhmëri industrisë drejt specializimit të zgjuar, dixhitalizimin e
industrisë, aplikimin e një ekonomie qarkulluese e ndërkombëtare bazuar në
prodhime të reja më cilësore dhe më konkurruese”.

“Ne si një ekonomi e vogël që jemi, e rrethuar me shumë avantazhe konkurruese
natyrore, të ardhmen e saj duhet ta shofim në rinin e shëndoshë, profesionale, të
kualifikuar, kreative, inovative me frymë sipërmarrëse, me qëllim që të shfrytëzojmë
kapacitetet ekzistuese. Prandaj, roli i fakulteteve ka një vend të veçantë në krijimin e
këtyre politikave, sepse krijon këtë kuadër të ri, i cili duhet të jetë shtylla kryesore
dhe bartëse e zhvillimit ekonomik” u shpreh Bekteshi.

Sipas ministrit Bekteshi Republika e Maqedonisë së Veriut me seriozitet i është
qasur përgatitjes së Strategjisë së mençur specializuese e cila duhet të jetë gati në
vitin 2020. Përgatitja e sidomos zbatimi i kësaj strategjie do të thotë rritje e
bashkëpunimit mes sektorit publik, sektorit të biznesit, sektorit për kërkime
shkencore dhe inovacione, nxitjen e investimeve private në hulumtime dhe
inovacione, qasje në fondet strukturore dhe investuese evropiane , qasje në fondet
për kërkime, mjete teknologjike për inovacion dhe transfer të teknologjisë te NVM-të

Rektori i Universitetit të evropës juglindore, akademik, prof. d-r Abdulmenaf Bexheti
foli për sfidat me të cilat ballafaqohet shteti në periudhën pas tranzicionit, duke u
fokusuar në diskrepancën e treguesve makroekonomikë gjatë viteve, si dhe në
problemin e deficitit tregtar të vendit të shkaktuar nga dominimi i importeve në
krahasim me shumën.