Bekteshi: Filloi diskutimi për ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se ka filluar diskutimi për ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve. Bekteshi ka sqaruar se kjo është një nga masat nga Pakoja e pestë e masave ekonomike, me cilën në mënyrë plotësuese do të mbështeten kërkesat e ekonomisë, për lehtësimin e kritereve të aplikimit dhe për tu mundësuar të gjitha kompanive të marrin ndihmë të përshtatshme shtetërore të cilat kanë vendosur të investojnë në salla të reja prodhimi, prokurim të makinerive , mjeteve, por edhe për të realizuar punësime ose trajnime të reja për punonjësit edhe në kushte krize. Përmes këtyre ndryshimeve do të lehtësohen kushtet për 245 kompani që kanë kontrata aktive, dhe veçanërisht për kompanitë potencialisht të reja që kanë investuar në vitin 2020 ose do të investojnë në vitin 2021, në përputhje me Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve. – ka njoftuar Kreshnik Bekeshi, Ministër i Ekonomisë

Marketing

 

Marketing