Bekteshi: Fillon realizimi i pesë masave për përkrahje të drejtpërdrejtë për punonjësit turistik dhe hotelierik

Ministria e Ekonomisë sot fillon me realizimin e pesë masave nga pakoja e katërt, të cilat janë përkrahje e drejtpërdrejtë për punonjësit turistikë dhe hotelierikë, të cilat janë të goditura me pandeminë nga Kovid-19. Masat janë miratuar në konsultim me sektorin privat dhe konsiderojmë se do të jenë përkrahje shumë e rëndësishme, paralajmëroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Marketing

Pesë masat, siç tha në konferencën e sotme për shtyp, janë Kthimi i taksës së paguar për qëndrim të përkohshëm për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara hotelierike, Grante për agjencitë turistike, Grante për restorante të kategorizuara pë dasma, Grante për kënde lojërash dhe Grante për ciceronë të licencuar turistikë.

“Për realizimin e të gjitha pesë masave, Ministria e Ekonomisë me rebalancin e Buxhetit ka siguruar mjete me vlerë prej 459,65 milionë denarë, respektivisht 7,5 milionë euro. Afati për aplikim për këto pesë masa është 27 nëntor, ndërsa përkrahja financiare do të paguhet deri në fund të vitit”, tha Bekteshi.

Me qëllim të respektimit të të gjitha protokolleve shëndetësore, potencoi ai, realizimi i masave do të zbatohet përmes platformës ku aplikantët do të mund t’i parashtrojnë kërkesat e tyre dhe dokumentacionin e nevojshëm onllajn. Në platformë janë vendosur edhe thirrjet publike dhe programet, por poashtu Ministria e Ekonomisë do të përgjigjet në të gjitha pyetjet lidhur me masat përmes Sektorit për turizëm. Besueshmëria e të dhënave do të kontrollohet përmes institucioneve kompetente siç janë Ministria e Financave, DAP, Agjencia për punësim, si dhe Inspektorati shtetëror i tregut.

https://domasiedoma.gov.mk/

https://pushimenevend.gov.mk/

Marketing