Bekteshi: Investimet në efikasitetin energjetik do të ulin konsumin dhe importin e energjisë elektrike dhe do ndikojnë në mbrojtjen e mjedisit

Investimet në efikasitetin energjetik sjellin përfitime në shumë nivele. Komoditeti termik për të jetuar dhe punuar është përmirësuar, konsumi i energjisë është zvogëluar dhe kështu janë zvogëluar edhe faturat për energjinë e konsumuar, ndikon në importin e të shtetit ndikuar dhe më në fund, por jo më pak me rëndësi, emetimet e gazeve serë janë zvogëluar. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të kontribuojmë në uljen e konsumit të energjisë përmes investimeve në përmirësimin e efikasitetit energjetik.

Marketing

Këtë mesazh përçoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tek qytetarët, kompanitë,
institucionet shtetërore dhe komunav sot në nënshkrimin e marrëveshjes për partneritetit
publik-privat sipas modelit ESCO për ndriçimin publik në komunën e Kriva Pallankës.
Ministri Bekteshi tha se kishte nderin që sot, në Ditën Ndërkombëtare të efikasitetit energjetik të promovojë një projekt që do të ndikoj ndjeshëm në përmirësimin e efikasitetit energjetik në këtë komunë.

“Jemi të vetëdijshëm se vetëm me politika dhe masa efektive për efikasitet energjetik,
Maqedonia e Veriut mund t’i rrisë kursimet në konsumin e energjisë primare dhe finale.
Projeksioni me politikat e tanishme tregon se konsumi i energjisë primare dhe finale do të rritet për 38% dhe 55%, në mënyrë përkatëse, në vitin 2040 në raport me vitin 2017, si rezultat i rritjes së vazhdueshme ekonomike, potencoi ministri dhe shtoi se analizat tregojnë se duhet të zbatohen gjithsej 26 masa në periudhën 2020 – 2040, në mënyrë që të zvogëlohet konsumi i energjisë në ndërtesa, industri, transport dhe të zvogëlohen humbjet në transformimin e energjisë në sektorin e transmetimit dhe rrjetit të shpërndarjes .

“Do të doja të bëj të ditur se Ministria e Ekonomisë si ministri kompetente për politikat në
pjesën e energjetikës me miratimin e Ligjit për efikasitet energjetik në shkurt të vitit 2020, e zbatoi reformën kryesore në këtë fushë. Njëherësh, në vazhdimësi mbështesim aktivitete për promovimin e burimeve përtëritëse të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik ,theksoi ministri dhe deklaroi se në periudhën e ardhshme, Ministria e Ekonomisë do të përgatisë një Studim të Fizibilitetit për efikasitetin energjetik të ndërtesave në qeverinë qendrore sepse investimi në efikasitetin energjetik të ndërtesave publike sjell qëndrueshmëri drejt një ambienti më të pastër.

Kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Borjanço Micevski tha se nënshkrimi i marrëveshjes së partneritetit publik-privat për ndërtimin e ndriçimit rrugor sipas modelit ESCO do të kontribuojë në një ulje drastike të konsumit të energjisë elektrike për ndriçimin e rrugëve në komunë, ose rreth 80 përqind e konsumit aktual. Investimi i përgjithshëm është 65 milion denarë, dhe investimi do të kthehet brenda 6 viteve përmes faturave të reduktuara për ndriçimin e rrugës.

Sipas Zdravko Stefanovskit, menaxher i projektit të BERZH-it për efikasitetin energjetik modeli ESCO e Partneritetit Publik Privat jep rezultatet e dëshiruara.
“Kriva Pallanka është komuna e gjashtë që do të implementojë këtë projekt i cili siguron
kursimin më të madh të energjisë, kthimin më të shkurtër të investimit, jetëgjatësinë më të madhe të llambave”, tha Stefanovski dhe theksoi se interesi për instalimin e ndriçimit rrugor efikas të energjisë sipas modelit ESCO është shprehur edhe nga 22 komuna tjera në vend.

Marketing