Bekteshi: Irfan Buçi ka dhënë dorëheqje për shkaqe familjare

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i pyetur nga TV21, se pse shkarkimi i zëvendësdrejtorit të Doganave, Irfan Buçit ishte në rend dite dje në seancë qeveritare, dhe u tërhoq prapa.

Marketing

Ka deklaruar, se kjo ka ardhur pasi Buçi ka njoftuar dorëheqjen e tij, që sipas tij, bëhet për shkaqe personale dhe familjare.

“Irfan Buçi ka njoftuar një anëtar të Qeverisë, se jep dorëheqje për shkaqe personale dhe familjare dhe për këtë arsye pika për shkarkimin e tij ka qenë në rend dite dje në Qeveri. Por, kjo çështje do të diskutohet në mbledhjet vijuese”, tha Bekteshi.

 

Marketing