Bekteshi: Jemi të përkushtuar fuqimisht në realizimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Zbatimi i masave të përbashkëta për bashkëpunim më të madh të vendeve të Ballkanit Perëndimor është zgjidhja për të përmbushur proceset e integrimit në BE.

Marketing

Kisha kënaqësinë që së bashku me kolegë ministra nga vendi dhe rajoni dhe funksionarë të lartë ndërkombëtarë të marrim pjesë në “Forumin e Prespës për Dialog” që po mbahet në Ohër!

Para të pranishmëve theksova se lëvizja e lirë e mallrave, tregtia e lirë e shërbimeve, heqja e pengesave në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si kornizë për lehtësim më të madh në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal janë prioritetet kryesore të Maqedonisë së Veriut për të përmirësuar bashkëpunimin në rajon.

Gjithashtu, zbatimi i Planit të Veprimit për Treg të Përbashkët Rajonal dhe rezultatet e arritura mund të kontribuojnë ndjeshëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Jemi të përkushtuar fuqimisht në realizimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, i cili u miratua vitin e kaluar, i cili është një tjetër mjet për rajonin për t’u bashkuar me politikat evropiane për investime më të mëdha në prodhimin e energjisë së gjelbër dhe mbrojtjen e mjedisit.