Bekteshi: Ligji për efikasitetin energjetik hap mundësi për investime të reja në ndriçim efikas të energjisë nëpër komuna

“Me ligjin për efikasitet energjetik hapen mundësi për investime të reja në ndriçim efikas të energjisë nëpër komuna. Komunat Makedonska Kamenica dhe Çeshinovo-Obleshevë do të instalojnë ndriçimin rrugor me efikasitet energjetik, ndërsa deri në fund të vitit gjithsej 20 komuna në vend do të ndryshojnë ndriçimin me sisteme më efikase të energjisë.

Marketing

Me ligjin e ri për efikasitetin energjetik që gjatë ditës së djeshme hyri zyrtarisht në fuqi, vendi ynë zbaton plotësisht rregullativat evropiane për efikasitet energjetik. Në këtë drejtim, dua tu njoftoj për projektin e ri për Ministrinë e Ekonomisë, në kuadër të të cilit po përgatitet dokumentacioni i tenderit për zbatimin procedures për partneritet publik-privat për rinovimin e energjisë së ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë. Ky projekt do të jetë shembulli i parë për të gjitha institucionet publike në vend.” – thotë Bekteshi

Marketing