Bekteshi: Ligji për energjetikë mundëson investime që do të rrisin pjesëmarrjen e burimeve të rinovueshme të energjisë

Në kuadër të kryesimit me Këshillin Ministror të Komunitetit Energjetik në vitin 2018, sot në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë u mbajtë takim i plenumit parlamentarë të KE-së, i kryesuar nga deputeti Hari Lokvenec, ndërsa fjalime mbajtën edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtor i komunitetit Energjetik, Janez Kopaç.

Marketing

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, informoi përfaqësuesit e parlamenteve kombëtare të vendeve nënshkruese të Marrëveshjes së Komunitetit Energjetik me Udhëzuesin e përgatitur për politikat e përgjithshme rreth objektivave që duhet të realizohen deri në vitin 2030, që do të miratohet nesër në Këshillin e Ministrave dhe që kanë të bëjn me efikasitetin energjetik, burimet e rinovueshme të energjisë dhe reduktimin e emetimeve të gazrave serë.

“Qëllimi i qeverisë sonë është promovimi i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe mundësinë e përfshirjes më të madhe në përdorimin e këtyre burimeve me ç’rast për investitorët do të ofrojmë proces transparent të aukcionit publik për ndërtimin e elektranave që do të sigurojnë burime rinovuese të energjisë, duke shfytëzuar mbështetjen nga buxheti i shtetit në formën e premive ndërsa për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël kemi një zgjidhje përmes së cilës ata do të mund mbi kulmet e tyre të instalojnë panele fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike për konsumim individual ndërsa tepricën t’i dorëzojnë rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike” theksoi Bekteshi.

Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se Republika e Maqedonisë është vonuar dukshëm në zbatimin e legjislacionit energjetik, i cili ishte detyrim i ndërmarrë nga Marrëveshja themeluese e Komunitetit Energjetik dhe obligimi për t’iu bashkuar BE-së.

“Me Ligjin për Energjetikë, ne tani kemi hapur front për investime të disa veprimtarive që duhet të zbatohen në sektorin energjetikë. Duke filluar nga ndarja e pronësisë së kompanive energjetike, një proces që tashmë ka përfunduar si dhe miratimi i akteve nënligjore që rregullojnë të gjitha aspektet që dalin nga ky ligj. Të gjitha detyrimet që dalin nga Ligji do të përmbushen plotësisht dhe në kohë, “theksoi Angjushev.

Zëvendëskryeministri shtoi se Ligji mundëson rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të rinovueshme të energjisë. Duke miratuar Udhezuesin dhe Rregulloren për burimet e rinovueshme të energjisë, do të definohen të gjitha aspektet në këtë fushë dhe do të mundësohet zhvillimi i energjetikës në Maqedoni.

Ndryshimet klimatike, shumë shpejt po lëvizin në një drejtim të padëshiruar dhe kur bëhet fjalë për biznesin, deri tani është diskutuar se si të zvogëlohen shpenzimet dhe të arrihen fitime më të larta, por ne do duhet të fillojmë të mendojmë se si të mbijetojmë,u shreh drejtori i Komunitetit Energjetik Janez Kopac. Nuk besoj se mjaftueshëm energji elektrike për të gjitha nevojat njerëzore, prandaj duhet të jemi efikas në energji “,tha Kopaç.

Kryetari i plenumit parlamentar deputeti Lokvenec, i cili e hapi takimin, tha se nëse marrim parasysh se një pjesë e konsiderueshme e burimeve që shfrytëzohen për prodhimin e energjisë elektrike, si qymyrguri, janë të kufizuara në çdo vend, pritjet për një rritje më të madhe ekonomike dhe industriale do të nxisin nevojën më të madhe për prodhimin vendor të energjisë elektrike për të përmbushur nevojat e banorëve , rritjen e vetëdijes së popullatës për ndikimin pozitiv mjedisor nga burimet e rinovueshme të energjisë që mund të aplikohen në këto vende.

Marketing