Bekteshi: Ligji për tregti është kompetencë e Parlamentit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi duke komentuar protestat e tregtarëve tha se zgjidhjen e këtij problemi, pazarxhinjtë duhet ta kërkojnë në Kuvend dhe tek propozuesit e këtyre ndryshimeve.

Marketing

Sa për shtyrjen e Ligjit unë u kam drejtuar shumë drejt që atë mund ta bëj vetëm Kuvendi por shtuar këtu dhe mar parasysh faktin se ky ligj është propozuar drejtpërdrejt nga një grup deputetësh, ata duhet të drejtohen pikërisht te propozuesit dhe kuvendi i Maqedonisë dhe nëse vendoset që ta shtyjnë implementimin e ligjit për tregjet e gjelbra ne si ministri do ti zbatojmë dispozitat ligjore siç i kemi zbatuar dispozitat ligjore edhe me prurjen e akteve nen ligjore dhe rregullore- deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Sipas Ligjit të ri, tezga me qira mund të marrin vetëm personat e papunë që janë të regjistruar në regjistrin e Odës së tregtarëve, persona fizik që janë të regjistruar si tregtarë me pakicë nëpër tregjet e gjelbra.

Mund të punojnë edhe personat që kanë marrëdhënie të rregullt pune, por që merren me veprimtari bujqësore. Gjithashtu, pazarxhnjtë nuk pajtohen që pensionistët të largohen nga tregjet pasi në këtë mënyrë numri i shitësve do të ulej për 30% si dhe janë kundër që licencat t’i ndajë vetëm Oda e tregtarëve.