Bekteshi: Ligji për tregti në tregjet e gjelbra do të pushojë së zbatuari, Ministria e Ekonomisë harton zgjidhje të re ligjore për rregullimin e tregjeve në konsultim me të gjithë palët e interesuara

Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Projektligjin për ndërprerjen e Ligjit aktual për tregti në tregjet e gjelbra dhe sjelljen e një zgjidhje të re ligjore kështu njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur në pres qendrën e Qeverisë.

Marketing

Ligji për tregti në tregjet e gjelbra, siç informoi Ministri Bekteshi, I cili ishte miratuar vitin e kaluar ishte propozuar nga një grup deputetësh në Parlament dhe rezultoi me moszbatim.

“Gjatë propozimit dhe miratimit të këtij ligji, Ministria e Ekonomisë nuk është konsultuar fare.
Ministria e Ekonomisë, bazuar në analizat,konsultimet dhe vlerësimet krahasuese të realizuara, ka konstatuar se përvoja e deritanishme tregon se nuk zbatohen dispozitat e Ligjit për tregti në tregjet e gjelbra, d.m.th., analiza e këtyre dispozitave tregoi se zbatimi i mëtutjeshëm i këtij ligji do të shpie në implikime sociale, ekonomike dhe fiskale për shitësit në tregjet e gjelbra, të cilat përgjithësisht do të reflektohen në sistemin e përgjithshëm në të cilin tregjet e gjelbra veprojnë për sa i përket tregtimit të tyre, e për këtë vlerësohet se ky ligj duhet të shfuqizohet. “ theksoi Bekteshi.

Për këtë qëllim siç njoftoi ministri, që nga nëntori i vitit 2018, Ministria e Ekonomisë dorëzoi mendim duke informuar Qeverinë se si organ përgjegjës për rregullimin e kësaj fushe në mënyrë aktive ka monitoruar situatën në periudhën që nga miratimi i këtij ligji e deri më sot, dhe bazuar në analizat e bëra është konsideruar se është e nevojshme të ndërpritet vlefshmëria e ligjit, pasi që nuk dha zgjidhje pozitive ligjore në periudhën e miratimit dhe zbatimit të tij.

„Kjo zgjidhje ligjore ka shkaktuar pakënaqësi të madhe dhe reagime negative nga palët e përfshira në tregtinë në tregjet e gjelbra. Nevoja për të miratuar këtë ligj, me të cilin pushon së zbatuari Ligji për tregti në tregjet r gjelbra, shkaktohet nga pamundësia për të përmbushur kushtet e përcaktuara në dispozitat e Ligjit për tregtinë e tregjeve të gjelbra.
Për më tepër, është konstatuar se kushtet e përcaktuara shkaktojnë reagime negative nga personat që paraqiten në këto tregje si tregtarë që kryejnë tregti me pakicë në tezga që theksuan se zbatimi i mëtejshëm i këtij ligji do të shkaktojë probleme sociale, tatimore dhe fiskale që do të ndikoj në një segment më të gjerë të qytetarëve në fjalë, e që janë:

-tregtarët në tregjet e gjelbra,
– Odat e tregtarëve,
organizatorët e tregut dhe
– institucionet shtetërore që duhet të zbatojnë ligjin.

Bekteshi informoi se për momentin Ministria e Ekononisl po punon në zgjidhjen e re ligjore e cila do duhet të jetë gati nga fillimi i vitit të ardhshëm me të cilën do të rregullohet kjo çështje, ndërsa për përgatitjen e kësaj zgjidhje ligjore do të bëhen konsultime me të gjitha palët e prekura.

Marketing