Bekteshi: Maqedonia do të krijojë “one stop shop” me Shqipërinë

Ministri i Еkonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi sot se Maqedonia do të krijojë “one stop shop” sistem për kontrollin e përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë, me qëllim që të rritet bashkëpunimi tregtar mes dy vendeve.

Marketing

“Maqedonia është plotësisht e angazhuar që të rrisë bashkëpunimin me vendet e rajonit, duke krijuar një zonë të përbashkët ekonomike, e cila do të rrisë konkurrencën e kompanive tona”, tha ministri Bekteshi, në deklaratën e dhënë përpara debatit publik në Odën Ekonomike të Maqedonisë, që kishte për temë përfitimet e ekonomisë së Maqedonisë nga anëtarësia në NATO dhe në BE.

Ministri Bekteshi tha se qëllimi i këtij projekti është që të lehtësojë tregtinë e lirë të mallrave, të përmirësojë menaxhimin e përbashkët të rrezikut dhe të risë sa më shumë shkëmbimin tregëtar midis dy vendeve.

Fillimi i zbatimit të projektit për kontroll të përbashkët të kufijve, sipas sistemin “one stop shop” ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, si shtete nënshkruese të Konventës Ndërkombëtare për Thjeshtësimin dhe Harmonizimin e Procedurave Doganore është pjesë e planit të veprimit për krijimin e një zone ekonomike rajonale të Ballkanit Perëndimor, të miratuar në Samitin e BE-së dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Trieste në vitin 2017-të.

Marketing