Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev sot morrën pjesē në Takimin e ministrave përgjegjës për energjetikë, industri dhe ekonomi, që u zhvillua në qytezën Dynshtajn të Austrisë.
Në takimin qē për temë kishte rritjen e  prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtëitshme tē energjisë Bekteshi dhe Angjushev në fjalën e tyre thanë se Maqedonia do të rrisë prodhimin e rrymës përmes burimeve të ripërtëritshme të energjisë pesë herë ne shumë se një vit më parë, vetëm në prodhimin nga era, ndërsa veçmë me miratimin e Ligjit të ri për Energjetikë mundësohen kushte shumë të volitshme.
Në takim ku u prezantuan politikat e energjisë dhe të ambientit të Komunitetit energjetik, organ i Komisionit Evropian, u tha se Maqedonia vetëm në 12 muajt e fundit, nga vendi i fundit tash më është reformatori kryesor në Ballkanin Perëndimor, paa miratmit të reformave nē bashkëpunim të ngushtë me Komunitetit Energjetik Evropian.
Në takimin ministrorë, përveç Bekteshit që merr pjesë në cilësin e kryesuesit të Presidencës të Komunitetit Energjetik, morrën pjesë përgjegjësit për energjetikë nga Austria, Gjermania, Ukraina, Kosova, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe Komuniteti Energjetik.