Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në debatin publik që u zhvillua në ambientet e Qytetit të Shkupit, prezantoi beneficionet e shtetit dhe qytetarëve me gazifikimin e vendit Republikën e Maqedonisë, duke thënë se ky projekt përfiton nga aspekti i energjisë, ekonomisë dhe mjedisit.

“Nga aspekti i energjisë do të thotë siguri, rritje e furnizimit dhe rritje e efikasitetit të energjisë, nga aspekti ekonomik do të thotë kosto më të ulëta të financimit për energjinë e përdorur si nga familjet ashtu edhe nga komuniteti i biznesit, duke krijuar vende të reja pune dhe punësimin në kompanitë e ndërtimit për të ndërtuar infrastrukturën përkatëse, dhe nga aspekti ekologjik do të thotë reduktim i emetimit të substancave të dëmshme (CO2) dhe mbrojtje më e madhe ekologjike, duke pasur parasysh se me gazin natyror do të zëvendësohen energjensat e deritanishëm që lëshojnë sasi të mëdha të substancave të dëmshme që përdoren për ngrohje të shtëpive”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, gjatë në mbrojtjes së projektit të gazifikimit të vendit.

Ministri Bekteshi, në debatin publik para institucioneve të pushtetit qendror, atij lokal dhe përfaqësuesve të shoqatave qytetare, tha se studimet shkencore në botë tregojnë se termocentralet që përdorin gazin natyror si lëndë djegëse lëshojnë 50-60% më pak dioksid karboni, krahasuar me termocentralet që si lëndë djegëse përdorni qymyrin. Automjetet që përdorin gazin natyror si karburant, lëshojnë 15-20% më pak dioksid karboni, në krahasim me automjetet që përdorin për karburant benzinën.

“Projekti ka potencial për të ofruar cilësi, kushte optimale dhe komoditet në punën e institucioneve publike në aspektin e ngrohjes cilësore të ndërtesave publike duke fituar ngrohje nga një sistem që përdor energji më ekonomike, më të pastër për mjedisin dhe që kursen para, d.m.th. ul kostot në lidhje me mënyrën ekzistuese të ngrohjes dhe një sistem që është afatgjatë dhe mund të përdoret edhe për ftohje”, tha Bekteshi.

Përdoruesit të cilët do të furnizoheshin me gaz natyror përmes sistemeve të shpërndarjes për gazin natyror ndahen në tri kategori: ekonomitë familjare në ndërtesa individuale të banimit, apo shtëpitë, ekonomitë familjare në ndërtesat kolektive të banimit, apo banesat dhe objektet nga sektori komercial dhe i shërbimeve dhe objektet në industri. Sipas studimit të fizibilitetit, gazifikimi do të reduktojë ndjeshëm kostot e ngrohjes së qytetarëve.