Bekteshi: Me përpjekje të përbashkëta deri te zhvillimi i shpejtë i turizmit të verës

Nën organizim të Ministrisë së Ekonomisë dhe në bashkëpunim me Shoqatën “Miresëvjen Maqedoni”, Shoqata e konsulenteve dhe edukatorëve të verës “KALEMENI” dhe ne kuadrin e Sallonit të verës në Shkupi 2018 u mbajt konferenca me temë “Sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit të verës në Republikën e Maqedonisë”.

Marketing

Ekspertë të shquar ofruan përgjigje për temën që lidhet me zhvillimin e turizmit të verës në Republikën e Maqedonisë, duke u fokusuar në mundësitë për një zhvillim sa më të shpejtë të këtij produkti turistik për të cilin vendi ynë ka potencial të madh.

Konferencën e hapi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi duke iu referuar rëndësisë që ka ndërlidhja mes industrisë së verës si degë dhe sektorit turistik, që paraqesin trend botëror.

“Detyrë kryesore që duhet ta realizojnë kantinat e verës është të hapin dyert për vizitorët, të përgatiten me staf të edukuar i cili do të dij se çfarë kërkohet në tregun e turizmit dhe si ta prezantojë atë në mënyrën më të mirë. Puna e agjencive, do të jetë që të sjellin sa më shumë turistë dhe të organizojnë ekskursione dhe turne ,ku përveç vizitës së bodrumeve të verës dhe degustimin e tyre në ofertat e tyre të përfshijnë edhe vizitë destinacioneve turistike dhe monumenteve kulturore në të gjithë shtetin theksoi Bekteshi duke shtuar se me përpjekjet e përbashkëta të politikëbërësve, sektorin e biznesit dhe vetëqeverisjen lokale duhet t’u përgjigjen sfidave që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës së turizmit lokal dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në sektorin e turizmit.

Ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Sibil Zuter Tehada, paraqiti përvojën zvicerane si një vend i verërave,tha se çelësii suksesit janë ofertat e larmishme dhe të pasura për turistët, veçanërisht varietetet autoktone, që Maqedonia të bëhej më konkurruese në tregun botëror. ” Është e rëndësishme që të gjitha palët e interesuara të kësaj fushë të bashkohen për të arritur sukses më të madh “.

Kryetari i Bashkisë së Demir Kapisë, Lazar Petrov theksoi se veraritë e Maqedonisë prodhojnë diku rreth 24.000 ton rrush, që është rreth 220 milionë litra, duke e pozicionuar vendin e 25 në botë, zonat më të mëdha nën vreshtat brenda kësaj komune. Ai theksoi se potenciali për zhvillimin e turizmit të verës është i madh, dhe për këtë është e rëndësishme lidhja e klasterit midis të gjitha enteve kompetente.

Ndër konkluzionet që u arritën në këtë konferencë janë: përgatitja e një strategjie të posaçme për zhvillimin e turizmit të verës në Republikën e Maqedonisë, fushata që synon nxitjen e turizmit të verës, përmirësimin e sinjalizimit turistik, edukimin sistematik të stafit dhe përgatitjen e një udhëzuesi të verës.

Marketing