Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe menaxheri rajonal për Evropën Qëndrore dhe Juglindore i Koorporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupacionit të Bankës Botërore, Thomas Lubek, sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, me të cilin fillon zbatimi i një projekti për trajtimin e borxheve të subjekteve afariste në Maqedoni. Ky projekt pritet të kontribuojë në përmirësimin e klimës së biznesit në vend, duke forcuar sistemin e tij të falimentimit.

Projekti për gjetjen e zgjidhjeve për borxhet, i cili do të implementohet gjatë katër viteve të ardhshme, ka për qëllim tejkalimin e lëshimeve aktuale në kuadër të falimentimit të subjekteve afariste, me çka do të ndihmohet në ruajtjen e vendeve ekzistuese të punës dhe të krijimin e vendeve të reja.

Nga realizimi i tij pritet të zvogëlohet rreziku i kreditimit, i cili do të ndihmojë në ruajtjen e vendeve ekzistuese dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Ajo do të zbatohet në partneritet me qeverinë zvicerane, e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SEKO), që mbulon reformat ligjore dhe rregullative, si dhe sigurimin e shërbimeve të ngritjes së kapaciteteve dhe fushatave të ndërgjegjësimit publik.

Duke shpehur falënderim për IFC-në dhe Qeverinë e Zvicrës, Ministri Bekteshi theksoi: “12 vjet kanë kaluar që nga miratimi i Ligjit aktual të falimentimit, që paraqet një periudhë të gjatë, gjatë së cilës kanë ndryshuar rrethanat, kushtet dhe praktikat e dijes përmes zbatimit të ligjit aktual të falimentimit.

Nevoja e pamohueshme për krijimin e një zgjidhjeje të re dhe funksionale ligjore, do të mundëson mbrojtjen e investitorëve dhe bizneseve të tyre, do të rivendosë besimin e komunitetit të biznesit në ligj si një mekanizëm për mbrojtjen e ndërmarrjeve me probleme të përkohshme financiare. Qëllimi ynë është që të krijojmë një zgjidhje që do të inkurajojë ndërmarrjet në vështirësi, të përpiqen të negociojnë një përjashtim të përkohshëm të borxheve dhe të negociojnë kushtet e zgjidhjes së borxhit nga gjykata, me anë të një mekanizmi të përshtatshëm për paaftësi paguese”, tha Bekteshi.

Bekteshi sqaroi se një vëmendje të veçantë pritet ti përkushtohet qasjes gjithëpërfshirëse në krijimin e dispozitave për ristrukturimin në kohë të ndërmarrjeve me vështirësi, duke pasur parasysh se shansi më i mirë i mbijetesës së një biznesi është kur debitori negocion opsionet për zgjidhjen e borxhit me kreditorët. E gjithë kjo për t’i dhënë atyre kredibilitet më të madh në negociatave të atilla.

Duke ilustruar funksionimin e sektorit bankar nga njëra anë dhe gjyqtarët që punojnë në procedurat e falimentimit, nga ana tjetër, menaxheri rajonal për Evropën Qëndrore dhe Juglindore i Koorporatës Ndërkombëtare Financiare, Thomas Lubek tha: “Një sistem efektiv i shlyerjes së borxheve ofron një qetësi për subjektet afariste dhe parandalon paraqitjen e kredive me probleme. Rezultati është një kthim i shtuar për kreditorët dhe mbrojtje më e mirë për kompanitë ekonomikisht të qëndrueshme”.

Në event, Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së Zvicrës, Stefan Tomagian, dha mendimin e tij mbi rëndësinë dhe qëllimet e projektit që synon mbrojtjen e biznesit dhe të sektorit të biznesit.

Ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit, i parapriu një diskutim tre orësh mbi temën “Ndryshimet në ligjin e falimentimit”, ku ekspertë publik u pajtuan që me grupi punues, tashmë të krijuar tashmë për të përgatitur një draft tekst të një Ligji të ri të falimentimit, i cili pastaj do të vihet në disa diskutime publike, deri sa të fitohet një kornizë institucionale për një sistem solid të falimentimit në Republikën e Maqedonisë.