Bekteshi, Xhemaili dhe Çeliku kujdesen për mbarëvajtjen e blerjes së duhanit në rajonin e Dollnenit

Gjatë ditës së sotme ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin për Përmisimin e Klimës Investuese për Ndërmarrjet Vendore Hisen Xhemaili, Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Nefrus Çeliku dhe me funksionarë të tjerë qëndron për vizitë në Dollnen.
Qëllimi i kësaj vizite që realizon Bekteshi është ndjekja nga afër e procesit të blerjes së duhanit në qendrat e grumbullimit të duhanit në këtë rajon.
Popullsia e kësaj zone merren kryesisht me bujqësi,me prodhimin e duhanit që ka një cilësi të lartë dhe rendiment prej 800 tonëve nga kjo komunë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi angazhohet për ndjekjen dhe mbështetjen e qytetarëve nga zonat kryesisht rurale që merren me blerjen dhe shitjen e duhanit.

Marketing