Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ka potencuar suksesin e papritur edhe për optimistët e mëdhenj që për dy vjet e gjysmë, janë krijuar rreth 64 mijë vende të reja pune.
Bekteshi ka cekur se “nga recesioni dhe stagnimi për gati tre vite rikthyer ekonominë në rrugën e duhur, në rrugë të rritjes dhe të zhvillimit”.

Ja postimi i Bekteshit në fb:
Ekonomia vendase në vitin 2019 pësoi rritje për 3.6% që tejkaloi parashikimet tona. Nga recesioni dhe stagnimi për gati tre vite rikthyer ekonominë në rrugën e duhur, në rrugë të rritjes dhe të zhvillimit. Papunësia ra në nivel historik në 16.6% që do të thotë se në dy vjet e gjysmë u krijuan pothuajse 64,000 vende pune. Numrat konfirmojnë se masat që kemi bërë japin rezultatet e duhura.