Bekteshi në Panairin e bizneseve në Saraj: Mbështeshin biznesin me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës dhe paga më të larta

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme mori pjesë në Panairin e kompanive të komunës së Sarajit nën organizim të Fondacionit Albiz.
Ministri gjatë fjalimit të tij para të pjesmarrësve në këtë Panair theksoi se numri i madh i kompanive të pranishme flet për suksesin e tyre dhe dëshirën e tyre për tu rritur dhe zhvilluar edhe më tej, e që është angazhimi strategjik i kësaj Qeverie.

Marketing

„Vendi ynë është në rrugën e duhur. Kjo më së miri dëshmohet përmes fakteve që flasin për rritje në pothuajse të gjitha fushat kryesore ekonomike gjatë vitit 2019. Me punë të përkushtuar dhe takime konstruktive me të gjithë palët e interesuara ne stabilizuam flukset dhe kushtet ekonomike. Ekonomia e vendit në tre çerekmujorët e parë të vitit të kaluar shënoi rritje prej 3.6%, dhe për dy vjet u krijuan më shumë se 50 mijë vende të reja të punës, duke ulur kështu papunësinë në një rekord prej 17.1%. Si rezultat i masave të Qeverisë për të subvencionuar kontributet, pagat vazhdojnë të rriten vazhdimisht.Kjo më jep të drejtën të them se sektori real, domethënë kompanitë që operojnë në vend janë shtytësit e vërtetë të rritjes ekonomike. Kompanitë rriten dhe zhvillohen duke rritur kështu vëllimin e tyre të prodhimit, duke përmirësuar produktivitetin dhe kështu rritet konkurrenca e tyre në tregjet e vendit dhe të huaja, theksoi ministri Bekteshi.

Ai përmendi edhe një herë mbështetjen që kompanitë marrin nga Plani për rritje ekonomike dhe u bëri thirrje që të përfitojnë nga të gjitha mundësitë e ofruara nga shteti për të ndërmarrë hapa të guximshëm drejt investimeve të reja.

Ministri gjithashtu informoi se përveç Planit për rritje ekonomike, politikat e vërteta ekonomike të përkthyera në disa programe të synuara për kompanitë kanë rezultuar në rritjen e konkurrencës, rritjen e aktivitetit tregtar dhe rritjen e eksporteve.

“ Vetëm në Programin për Konkurencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi 2019, kemi rritur mbështetjen për kompanitë, konkretisht subjektet afariste kishin në dispozicion 53 milionë denarë, të cilat ofruan mbështetje për zhvillimin e mbi 150 ndërmarrjeve.
Edhe këtë vit kompanitë kanë në dispozicion mjetet e njejta, të ndara në katër pjesë: për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, për politikë industriale, me theks të veçantë në subjektet e industrisë përpunuese, për punë me përgjegjësi shoqërore dhe shoqëri klasteresh, theksoi Bekteshi.

Kompanive të pranishme në Panair ministri iu uroi sukses në aktivitetet në biznes në vitin 2020, dhe u zotua se Qeveria do ti ndjek vazhdimidht me qëllim për të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.
Në Panair përkrah ministrit Bekteshi i pranishëm ishte edhe Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Marketing