Bekteshi në takimin e Ministrave të Tregtisë të EJL-së: Tregtia është një shtysë e rëndësishme për rritjen e bashkëpunimit në rajon

Republika e Maqedonisë së Veriut ka përcaktuar një politikë afatmesme për një rezistencë më të madhe të ekonomisë bazuar në platforma të shumta në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025. Politikat përfshijnë: Rritjen e Zgjuar për Rimëkëmbjen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik, Konsolidimin Fiskal, Planin e Investimeve Ekonomike, Agjendën e Gjelbër dhe Kontrollin e Marrëveshjeve Ekzistuese të Tregtisë së Lirë. Shumica e platformave bazohen në rajon si dokumente strategjike për të ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin në rajon.
Kështu deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në takimin e Ministrave të Tregtisë të Vendeve të Evropës Juglindore të cilët debatuan sot mbi “Sfidat dhe Mundësitë e Tregtisë në periudhën post pandemisë COVID-19 në Evropën Juglindore”, e cila këtë vit kryesohet nga Republika e Turqisë.
“Plani ekonomik-investues është një dokument kryesor për Ballkanin Perëndimor, duke zhvilluar nisma dhe projekte të reja për krijimin e lidhjeve dhe rrjeteve më të forta në infrastrukturë, digjitalizim dhe lidhjen e energjisë dhe transportit, si një stimul i ri për rritjen ekonomike. Pozicioni i përbashkët në këtë plan është lidhja më e mirë e ekonomive në rajon në reformat themelore për zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal bazuar në legjislacionin e BE-së, me qëllim që rajoni të bëhet një zonë më tërheqëse për investime,” tha Ministri Bekteshi në fjalimin e tij.
Ministri informoi se Maqedonia e Veriut si një mundësi për të lehtësuar tregtinë në rajon vendosi një kontroll të përbashkët kufitar – sistemin me një ndalesë me Serbinë dhe menaxhimin e integruar të kufirit në Tabanoc – Preshevë për mallra dhe pasagjerë, dhe njoftoi se në këtë mënyrë për kontrolle të përbashkëta së shpejti do të realizohet edhe me Republikën e Shqipërisë në vendkalimin kufitar Qafa Thanë, ku së fundmi është ndërtuar një terminal krejtësisht i ri.
“Në praktikë, ne tashmë kemi filluar aktivitetet për të zgjeruar korridoret e gjelbërta me Bullgarinë dhe Greqinë. Ky koncept i bën korridoret më efikas për eksport, import dhe tranzit të mallrave, si vija të gjelbërta që mundësojnë tranzit më të shpejtë të një transferimi të caktuar të mallrave të nevojshëm,” potencoi Ministri.
Bekteshi tha se Republika e Maqedonisë së Veriut së fundmi ka filluar procesin e rishikimit të marrëveshjeve të tregtisë së lirë me disa nga partnerët tregtarë të vendit, duke lejuar një trajtim më të lartë preferencial dhe liberalizimin e tregtisë.
“E gjithë kjo duhet të zgjerojë zonën e krijuar tashmë për tregtinë e lirë. Shkalla në të cilën mund të arrihet kjo do të shkojë disi në formësimin e së ardhmes së tregtisë dhe zinxhirëve të vlerave në nivel rajonal, duke eksploruar tema të reja për të ndihmuar bizneset të përfitojnë nga tregtia preferenciale. Të gjitha këto janë qëllime të “Politikës tonë tregtare që kontribuon në rritje ekonomike “, tha Ministri Bekteshi.
Ministri kujtoi se Pandemia KOVID-19 shkaktoi krizën më të madhe shëndetësore dhe ekonomike në botë deri më tani, e cila prishi rrjedhën normale të tregtisë, preku sektorin e eksportit të vendit dhe uli aktivitetin ekonomik. Implikimet nga pandemia për ekonominë globale janë të pranishme edhe këtë vit, derisa të përfundojë vaksinimi masiv i popullsisë.
Ai informoi në lidhje me masat socio-ekonomike të miratuara nga Qeveria për të zbutur humbjet në sektorët më të prekur, të cilat “zbutën” rënien e ekonomisë në -4.4% dhe rënin e importit dhe eksportit prej 10%.
Sidoqoftë, siç tha Ministri, tregtia jonë e jashtme kryhet kryesisht brenda kornizës së marrëveshjeve të tregtisë së lirë. Deri më tani, rrjeti i tregtisë preferenciale ka 41 vende, të gjitha të mbuluara nga 6 marrëveshje, me vendet e CEFTA-s, vendet e EFTA-s dhe vendet anëtare të BE-së, si dhe marrëveshjet bilaterale me Turqinë, Ukrainën dhe Britaninë e Madhe dhe me Irlandën e Veriut. Të gjithë këta partnerë tregtarë kanë marrë pjesë me 75% në tregtinë totale të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020.

Marketing

“Rrjedha jonë e tregtisë vazhdon në të njëjtën mënyrë këtë vit, për shkak të sistemit të lartë të tregtisë preferenciale, megjithë pasigurinë dhe rreziqet e mëdha në kohë pandemie,” përfundoi Ministri Bekteshi.

Marketing