Bekteshi realizoi takim më përfaqësues të grupacionit energjetik nga Banka botërore

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në kabinetin e tij priti përfaqësues të Bankës Botërore, përgjegjës për sferën e energjetikës, me të cilët diskutoi rreth mbështetjes që i ofron Republikës së Maqedonisë ky grupacion në përpjekjet e saj për të ndjekur zhvillimin e qëndrueshëm të potencialit energjetik, plotësimin e mungesës së energjisë elektrike dhe rritjen e kërkesës së brendshme, si dhe mundësitë për rritjen e eksportit të energjisë elektrike në tregjet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjërë.

Marketing

Në fokus të këtij takimi ishe tema rreth projekteve konkrete energjetike në vend dhe rehabilitimi i atyre ekzistuese.

Një fushë tjetër me interes potencial për përfaqësuesit e Bankës Botërore në takimin e zhvilluar me ministrin Bekteshi ishte edhe zhvillimi i tregjeve për energjinë solare (diellore) me ç’ rast shprehën gatishmëri për të ndihmuar qeverinë të mobilizojë investimet e sektorit privat në tregun solar me norma konkuruese ashtu siç kanë vepruar dhe kanë pasur sukses në disa vende të tjera.

Ministri Bekteshi duke i informuar rreth zhvillimeve më të fundit të gjendjes politike dhe ekonomike në Maqedoni dhe për mundësitë e investimeve në sfera të ndryshme, shprehu mirënjohje të thellë për gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë Maqedoninë, përmes sektorit të energjetikës pranë Ministrisë së Ekonomisë .

Të dyja palët shprehën kënaqësi për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit edhe më tej me projekte konkrete mes këtij grupacioni të Bankës Botërore dhe Republikës së Maqedonisë.

Marketing