Bekteshi realizoi takim me përfaqësuesit e HOTAM-it

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, realizoi një takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës së Hoteleve të Maqedonisë (HOTAM). Në takim u diskutuan masat për mbështetjen e turizmit nga Pakoja e tretë e masave të Qeverisë dhe u dëgjuan kërkesat e hotelierëve se si të ringjallet sa më shpejtë sektori i turzimit dhe hotelierisë.
“Sot kisha nderin dhe kënaqësinë së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës z. Merko dhe me kryetarin e HOTAM-it si dhe me disa përfaqësues të HOTAM të bisedoja hapur në lidhje me masat e fundit që ne si Qeveri kemi miratuar tashmë dhe të cilat kanë për qëllim mbështetjen e sektorit të turizmi në përgjithësi. Unë sqarova idenë se si ne si Qeveri dhe si grup pune ku bën pjesë edhe kryetari i I HOTAM në suaza të Qeverisë mund të prezantojmë dhe aplikojmë këto masa, por si më herët edhe tani ne flasim shumë hapur me të gjithë palët e prekura, ne kërkojmë sygjerimet dhe komente e tyre për të lehtësuar masat dhe ato masa sigurisht që duhet të jenë në interes të hotelerisë në tërësi por në të njëjtën kohë në interes të përmirësimit të shërbimeve për të gjithë vizitorët nga vendi ynë, deklaroi ministri Bekteshi.
Ministri sqaroi se numër i madh i qytetarëve me të ardhura të ulëta do të mund të përdorin kuponë si ndihmë për të kaluar pushimet verore brenda shtetit, e kjo njëkohësisht është ndihmë për ekonominë vendore.
“Ne në pakon e tretë ekonomike të masave, kemi siguruar tashmë mbi 16 milion euro ku 100 mijë qytetarëve tanë do tu ndahen kuponë në mënyrë që t’i përdorin ato në hotelet tona të kategorizuara, por edhe në objektet tona private të kategorizuara brenda komunave.Me këtë inkurajojmë konsumin, për të mbështetur këtë sektor shumë të rëndësishëm për ekonominë në vendin tonë . Ne si ministri dhe si Qeveri mbetemi të përkushtuar që të punojmë shumë ngushtë me të gjithë palët e interesuara në mënyrë që të na mundësojmë të punojmë së bashku për të ktejkaluar sa më shpejtë dhe më lehtë këtë krizë shëndetësore dhe natyrisht, edhe krizë socio-ekonomike. ” theksoi ministri.
Krste Bllazhevski nga Shoqata e hoteleve Të Maqedonisë – HOTAM falënderoi Ministrinë e ekonomisë për takimin e sotëm sepse sipas tij turizmi është një nga sektorët më të prekur dhe më të rëndësishëm për ekonominë e vendit momentalisht.
“Sot u mblodhëm për të diskutuar grupin e masave të dhëna për të ashtuquajturat pushime me kuponë. Falënderojmë Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrin dhe ekipin që është i pranishëm me të, si dhe kkryetarin Merko që morën pjesë në këtë takim shumë të rëndësishëm për këtë sektor për momentin sepse kemi gjithnjë e më shumë anulime nga tur operatorët e huaj dhe shpresa jonë është pikërisht në turistët vendas. Humbjet janë të mëdha, veçanërisht në pjesën e hotelerisë, si dhe në pjesën e restoraneve, por duhet të kalojmë gjithçka, duhet të mbijetojmë. Ne shohim që shumë vende rreth nesh hapen ngadalë, shpresojmë që e njëjta gjë do të ndodhë këtu dhe këtu së shpejti, ka ekspertë këtu për të thënë kur do të ndodhë, kur do të jemi në gjendje të funksionojmë dhe shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti. Le ta fitojmë këtë virus, këtë pandemi dhe dhe të fillojmë të funksionojmë normalisht.” Deklaroi Blazhevski.
Ramiz Merko- kryetari i komunës së Strugës deklaroi se masat e ndërmarra deri më tani janë të duhurat dhe theksoi se të njëjtat patjetër do të japin rezultatet e pritura.
“Sot jemi dëshmitar të prezencës dhe punës së ministrit të ekonomisë zotëri Kreshnik Bekteshi, drejtorit të HOTAM-it, hoteleve të rivierës së Strugës dhe Ohrit zotërit Kris dhe në takim të shumë pronarëve të punëtorëve turistik në të dy këto komuna. Mendoj se masat që i kanë marrë ministri i ekonomisë apo edhe Qeveria për pakon e tretë të ndihmave janë të mirëseardhura siç u shprehën edhe parafolësit.” theksoi Merko.

Marketing