Bekteshi: Shëndeti i qytetarëve për BDI-në është primar, zgjedhjet do të mbahen me protokolle të veçanta

Ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së Kreshnik Bekteshi i ftuar në emisionin 200 në Alsat, krahas përfaqësuesve të partive si VRMO-DPMNE, LSDM dhe Aleanca për Shqiptarët, tha se për BDI-në nuk ka pasur rëndësi data e zgjedhjeve. Sipas Bekteshit, për BDI-në e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve prandaj nuk kanë bërë presion për datën e zgjedhjeve dhe kanë lejuar që e njejta të dakordohet me konsensus.

Marketing

Bekteshi siguroi zgjedhje 100% të sigurta për qytetarët, gjithmonë duke respektuar protokollet shëndetësore dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.