Bekteshi: Shteti do të paguajë me 236 euro në muaj 260 mijë punonjës

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” tha se paketa e tyre ekonomike për përballimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit “përfshin 260 mijë punonjës”.

Marketing

Ai tha se në paketën e dytë të miratuar nga qeveria “do të përfshihen të gjitha bizneset që do të ketë rënie shumë se 30% të xhiros”.

Sa i përket rrogës minimale me të cilët trajtohen personat që kanë ndërprerë punon si pasojë e koronaës, ministri Bekteshi tha se ajo “është rreth 236 euro” në Maqedoninë e Veriut.

“Vlera e paktës së dytë financiare në Maqedoninë e Veriut është 120 milionë euro”, tha Bekteshi ndërsa në të parën ai shtoi se ishin “subvencionuar kontributet në sektorët më të goditura.”

Maqedonia e Veriut ka parashikuar gjithashtu një fond për turizmin, rreth 2.5 milionë euro tha Bekteshi për të mbështetur agjensitë e udhëtimit, hotelierët dhe gastronomët. Atje është aplikuar gjithashtu sistemi i voucher për qytetarët që mos humbin paratë e tyre në prenotime. /Opinion.al

Marketing